Ancelotti: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë, Mbappe dhe Haaland do të donin të luanin në stadiumin e ri

Carlo Ancelotti po shijon momentin e jashtëzakonshëm të skuadrës së tij, e cila kryeson La Ligan dhe kryesoi grupin e Champions League ku tani e pret PSG në fazën e 1/16.

Tekniku italian foli pothuajse për të gjithë lojtarët aktual që skuadra “galaktike” ka në gjirin e saj, por nuk la pa përmenduar edhe yjet që lidhen me të ardhmen në Madrid, si Mbappe apo Haaland.

A është Benzema sulmuesi më i mirë në botë sot?

Mendoj se po, sepse tani ai i shton futbollit të tij aftësi të mëdha dhe qëndrueshmëri në shënim. Ai është po aq i mirë sa Cristiano Ronaldo apo Haaland. Benzema është një lojtar që bën diferencën. Sapo e pamë sërish në ndeshjen kundër Athletic, me dy gola në një kohë shumë të shkurtër. Është në formë spektakolare.

A nuk mendoni se në një stadium si ky ata do të donin të luanin Mbappé, Haaland…

Sigurisht që po, por e ardhmja e këtij ekipi tashmë është e shkruar. Nuk e di se çfarë do të bëjnë lojtarët…dhe shpresoj që trajneri të jetë i njëjtë me atë që është sot. Por është e njëjta gjë, sepse e ardhmja e Real Madridit tashmë shkruhet me ekipin aktual dhe me të rinjtë e tjerë që do të vijnë. Nuk ka dyshim se Real Madridi do të garojë në krye për një kohë të gjatë. /albeu.com


Shtuar 24.12.2021 12:38