Gjinovci kritikon protestat: Nuk mundet 200 militantë të opozitës të mbajnë peng një shesh për një javë

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër për zhvillimet gjatë protestave, duke e vënë në pikëpyetje qëndrimin e Policisë ndaj sulmeve të pretenduara kundër policëve, gazetarëve, deputetëve dhe zyrtarëve.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Policia ka treguar tolerancë të tepruar dhe ka reaguar në mënyrë minimale. Gjinovci i cilësoi protestat si të mbështetura mbi “kauza artificiale”.

Ai kritikoi gjithashtu PDK-në dhe LDK-në, duke deklaruar se këto dy parti nuk kanë struktura të qëndrueshme. Sipas analistit, në zgjedhjet e ardhshme përgjegjësia do t’i mbetet qartësisht opozitës.

Gjinovci tha se Policia ka gabuar duke toleruar gjatë gjithë ditës sulmet ndaj pjesëtarëve të saj, gazetarëve, deputetëve dhe zyrtarëve, të gjitha në praninë e forcave të rendit. Ai e konsideroi këtë situatë jo vetëm shkelje të ligjeve, por edhe sfidë ndaj autoritetit dhe integritetit të Policisë.

“Toleranca e Policisë ishte e tepruar, ndërsa reagimi i saj minimal. Nuk mundet 200 militantë të dy partive opozitare ta maltretojnë një shesh për një javë me kauza artificiale”, ka shkruar ai.

Analisti përsëriti disa fakte që, sipas tij, lidhen me situatën:

1. PDK-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale.

2. Gjykata Speciale është kategori kushtetuese.

3. Gjykata Speciale është pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare, përkatësisht e letërkëmbimit me BE-në.

3. Kushtetuta dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen përmes një ligji. Gjinovci e cilësoi si populizëm të pavlerë ligjin e propozuar nga PDK-ja.

4. Sipas tij, PDK-ja nuk ka as kryetar dhe as kryesi: njëri negocion dhe përpiqet të arrijë marrëveshje, ndërsa të tjerët organizojnë “protesta”.

5. Ai tha se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe se përgjegjësia i takon qartësisht opozitës. Sipas Gjinovcit, LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë struktura të qëndrueshme, përbëhen nga grupe interesi dhe nuk kanë një përfaqësues të vetëm me të cilin mund të negociohet, pasi duhet biseduar me secilin deputet veçmas.

“Ishalla keni sukses në jetë krejt shoqëria kosovare!”, përfundoi Gjinovci.


Shtuar më 5.10.2026 22:36

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyaljojobet girişjojobetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobetdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel giriş