Marco Asensio po vuan më së shumti ndryshimin në stolin e Real Madridit.
Ardhja e Carlo Ancelottit ia ka minimizuar shanset sulmuesit që të luajë, i cili deri më tani ka luajtur vetëm 68 minuta.
Gjatë ditës u raportua se lojtari është shumë i zemëruar me situatën e tij që mund ta çojë deri në largim nga Reali në vitin 2022.
“Të gjithë lojtarët e dinë se si mendoj unë. Bërja e një formacioni është shumë e komplikuar. Asensio mund të mos jetë i lumtur, është krejt normale dhe një lojtar që nuk luan dhe është i lumtur do të më duket anormal. Asensio nuk është i lumtur, mirë; Isco nuk është i lumtur, mirë; Joviq nuk është i lumtur, mirë.”
“Të gjithë lojtarët që nuk luajnë aq shumë duhet të jenë të pakënaqur. Por të gjithë ata që nuk luajnë po stërviten mirë. Asensio, Isco dhe Joviq do të kenë minuta. Nuk më pëlqen lojtari që nuk luan dhe është i lumtur”, deklaroi Ancelotti.