Gjatë mbrëmjes të së mërkurës është mbajtur ceremonia “Laureatët e Vitit”.
Futbollisti më i mirë i vitit 2021 u zgjedh Amir Rrahmnai.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ka kaluar në formë të jashtëzakonshme me Napolin – ku është bërë i thjeshtë i pazëvendësueshëm.
Formë të mirë ka pasur edhe me Dardanët, përkundër rezultateve të dobëta ekipore.
27 vjeçari nuk ishte i pranishëm në ceremoni – për shkak të angazhimeve me Napolin, por e dërgoi një video-mesazh, ku ndër të tjera tha” Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, sepse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë. /albeu.com