Alves dhe Marcelo, “malli” i Ronaldos për Valladolidin

Real Valladolid është rikthyer në La Liga Santander dhe për të shmangur probleme si ajo që ndodhi dy sezone më parë, kur ata ranë nga kategoria, Ronaldo “Fenomeni” presidenti i klubit po përgatit një investim të fortë për transferime.

Edhe pse nuk ka shumë likuiditet në dispozicion, ka mundësi në treg që nuk përjashtohen dhe këta janë dy miqtë e pronarit të klubit, Dani Alves dhe Marcelo.

Dy bashkëatdhetarët e Ronaldos i kanë përfunduar kotratat përkatësisht me Barcelonën dhe Real Madridin dhe dëshira e të dyve është që të vazhdojnë të luajnë në Spanjë. Ish-lojtari i Barcelonës prej kohësh e ka ulur ndjeshëm rrogën e tij, ndërsa për Marcelon nuk është e njëjta situatë.

Anësori deri këtë sezon që lam pas është paguar me 6 milion euro në sezon, dhe tani po flasim për një pagë që mund të arrijë maksimumi në 2 milion euro.

Duke qenë së janë lojtarë të lirë, Valladolid ka hapësirë për të manovruar, megjithësi është një ide që nuk është zyrtarizuar. /albeu.com