Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 11:00, për të vijuar seancën konstituive dhe për të proceduar me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij.
Të lidhura
None found
Partia Demokratike e Kosovës do të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit, konfirmoi zyra për informim e kësaj partie.
Kandidatura e saj ishte bërë e ditur edhe më herët nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Seanca zhvillohet pas një bllokade të zgjatur, që ka penguar përfundimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.
Rendi i ditës përfshin votimin e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.
Vlora Çitaku e ka ushtruar këtë detyrë edhe në legjislaturën e kaluar.
