Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint Germain, foli edhe për Paul Pogba, i cili zgjodhi të bënte një operacion në gju:
“Këtë mëngjes ai doli për herë të dytë, ndaloi dhe vendosi të operohej. Shpresoj se ai do të kthehet para Kupës së Botës me ne, por kanë mbetur edhe 45 ditë para fillimit të Botërorit. Kupa e Botës nuk është problemi im, për Juventusim ai do të kthehet në janar”. /albeu.com/