Pushimet me kombëtaret nuk ishin të mira për ekipin e Juventus-it.
Allegri është i shqetësuar sepse ndaj ndeshjes me Lazios ai do të ketë dy mungesa të sigurta. Bernardeschi dhe Chiellini nuk janë të gatshëm për arsye të dëmtimeve.
Bernardeschi do të mungojë të paktën 20 ditë për shkak të një dëmtimi të muskulit në këmbën e djathtë. Ndërsa Chiellini I cili u largua nga kombëtarja italiane i dëmtuar në tendinën e Akilit. Për të mos mjaftuar kjo, në rrezik është dhe Paulo Dybala. Argjentnasi pati probleme përpara ndeshjes së madhe ndaj Brazilit por ende është në dyshime pasi situata e tij do të shikohet ditë pas dite deri përpara ndeshjes ndaj ekipit kryeqytetas./h.ll/albeu.com