Allegri: E ardhmja ime gjithmonë në diskutim, Di Maria nga minuta e parë ndaj Monzës

 

Juventusi po përgatitet për ndeshjen me Monzën, një nga kundërshtarët më të dobët momentalisht në kampionatin italian.

Për Juventusin është një sfidë delikate pas gabimeve të shumta në ndeshjen e fundit në Europë. Nesër nuk justifikohet asnjë rezultat tjetër përpos fitores.

E ardhmja e Max Allegrit duket në fijë të perit edhe pse ai vetë nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Szczesny është kthyer, por ai nuk është në 100% dhe Perin do të luajë”  tha ai në konferencë .

“Rabiot dhe Locatelli kthehen më vonë në pushim, Di Maria kthehet nga minuta e parë”, shtoi ai.

Sa i përket të ardhmes, Allegri u shpreh:

Më pëlqen t’i dëgjoj këto gjëra. Jam i sigurt për atë që po bëjmë dhe çfarë do të vijë, e kam thënë tashmë, mendoj se flas mjaft saktë italisht edhe nëse kam shkuar shumë pak në shkollë. Është normale që jam gjithmonë në diskutim, por asnjëherë nuk i kam pasur të gjithë lojtarët në dispozicion? Jo. A po ecën mirë skuadra? Po, në kushtet në të cilat jemi. Në futboll nëse fiton je djalë i mirë, nëse humbet…”. /albeu.com


Shtuar 17.09.2022 16:35