Darwin Nunez është sulmuesi më i ri i Liverpoolit, i ardhur nga Benfica për një shifër rekord dhe që shihet si e tashmja dhe e ardhmja e klubit
Tifozët u dashuruan më të që ndeshjen e parë kundër Manchester City-t kur ai hyrë në fushë nga stoli dhe shënoi, duke fituar betejën e parë me Haaland.
Gjithashtu ai shënoi edhe në ndeshjen e parë të Premier League përballë Fulham e cila u mbyll në barazim, duke i bërë të gjithë të ëndërrojnë dhe duke fituar vendin e titullarit për ndeshjen ndaj Crystal Palace.
“The Reds” ishin në disavantazh të një goli pas pjesës së parë dhe në të dytën po tentonin medoemos të shënonin por në minutën e 57, Nunez-in e lënë nervat dhe pas një provokimi të mbrojtësit kundërshtar ai e godet me kokë duke e plasur në tokë, me arbitrin që nxjerr direkt kartonin e kuq.
Një goditje e rëndë për Liverpool, i cili edhe pse ai del të barazojë me Diaz, nuk shkon më shumë, duke mbyllur dy ndeshjet e para me vetëm 2 pikë të siguruara.
Shikoni KETU momentin kur sulmuesi godet me kokë kundërshtarin. /albeu.com