Njoftimin e parë zyrtar e ka bërë ekipi i Al Saad për largimin e Xavit drejt Barcelonës.
Njoftimi: “Klubi i Al Saad ka rënë dakord për transferimin e Xavi në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së ndërprerjes së kontratës. Xavi tashmë është pjesë e historisë së klubit tonë dhe ne i urojmë shumë suksese tek ekipi tij i ri Barcelona”.
Gjithashtu drejtori ekzekutiv i klubit arab u shpreh se Xavi dëshironte të largoheshe drejt ish-ekipit të tij dhe ne e kuptuam këtë gjë. Ai do të jetë i ftuar gjithmonë bashkë me familjen e tij në Doha.
Tshmë pritet dhe zyrtarizimi nga ana e Barcelonës./h.ll/albeu.com
Turki Al-Ali: The #AlSadd administration has agreed on Xavi’s move to Barcelona after the payment of the release clause stipulated in the contract. We’ve agreed on cooperation with Barcelona in the future. Xavi is an important part of Al-Sadd’s history and we wish him success. pic.twitter.com/3FvCOdYl5X
— ? #76 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) November 5, 2021