Al Nassr “surprizë” Ronaldos, do i sjellë në skuadër dy miqtë e tij

Klubi nga Arabia Saudite, për të cilin luan Cristiano Ronaldo – Al-Nassr, planifikon të sjellë ish-bashkëlojtarët e tij nga Real Madrid, Luka Modric dhe Sergi Ramos gjatë merkatos së verës.

Këtë informacion e ka publikuar Marca spanjolle dhe thonë se drejtuesit e pasur të këtij klubi arab do të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të tërhequr Modricin dhe Ramosin dhe do t’u prezantojnë një projekt që do ta pranojnë, por që të gjithëve e kanë të qartë se do të jetë shumë më e vështirë kur të pyetet mesfushori i madh kroat.

Përkatësisht, prej muajsh ka pasur zëra se Sergio Ramos do të largohet nga PSG gjatë merkaton së verës dhe se në vitet e tij të mëvonshme do të shkojë në Arabinë Saudite dhe do t’i bashkohet Ronaldos dhe se ky është një opsion shumë më i pranueshëm për të sesa të shkojë në MLS ose një ligë tjetër, veçanërisht për shkak të popullaritetit që solli Cristiano.

 


Shtuar 24.02.2023 21:27