Al-Khelaifi vazhdon të ushtrojë presion mbi Mbappe

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khalaifi, i nxori gjoksin Messit me Topin e Artë, por përfitoi nga nata e argjentinasit për t’i bërë presion Mbappe-s vetëm 7 muaj nga përfundimi i kontratës së tij me skuadrën parisiene.

“Ne jemi shumë krenarë për Messin. Ky është Topi i Artë i shtatë për të dhe i pari për ne. Shpresoj që të mos jetë i fundit, ne kemi lojtarë të tjerë të mëdhnenj, Kylian Mbappe dëshiron ta fitojë atë,” shprehet presidenti.

Mbappe ishte një nga yjet e galasë. Ai i dha Topin e Artë për femra Alexia Putellas para se të linte një mesazh enihmatik: “Sigurisht që qëllimi im është të fitoj një apo disa Topa të Artë, por ka një proces për të arritur atë”, thotë francezi. r.t/albeu.com


Shtuar 30.11.2021 11:10