Në Francë ka nisur gjyqi ndaj Christophe Galtier në gjykatën penale të Nices. Ish-trajneri i PSG-së dhe OGC Nice është në gjyq i akuzuar për ngacmim moral dhe diskriminim.
Ngjarjet e supozuara datojnë që nga koha kur ai drejtonte Nicen gjatë sezonit 2021-2022. Kërkesa e prokurorisë është pa dyshim e rëndë. Prokurori Damien Martinelli ka kërkuar 12 muaj burgim me kusht, 45 mijë euro gjobë, njofton RMC SPORT.
“Një tjetër mysliman, nuk e dua, kemi mjaft”, kishte reaguar Galtier në dimrin e vitit 2022, në lidhje me blerjen e mundshme të Bilal Brahimit.
“Më të këqijtë janë algjerianët, janë të pistë dhe ekstremistë”, është një tjetër reagim i papërshtatshëm i tij.
“Nuk dua zezakë dhe arabë në skuadër” një shprehje drejtuar ish-drejtorit sportiv të Nice, Fournier./albeu.com