Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli për shkak të një problemi shëndetësor në dhjetor, por argjentinasi e ruan ende dashurinë e tij për këtë sport dhe po mendon të vendosë përsëri këpucët.
33-vjeçari u detyrua të varte këpucët për shkak të një problemi në zemër, i cili erdhi vetëm pak muaj pasi ai u transferua nga Manchester City te Barcelona si transferim i lirë.
“Dje [të martën], më shkoi në mendje se mund të luaja sërish futboll”, tha Aguero për “TyC Sports”.
“Mjekët më thanë se duhet të kaloj pesë apo gjashtë muaj jashtë fushës, por tashmë dua të stërvitem sërish.
“Dua të luaj. Më ftuan në Miami për të luajtur një lojë dhe unë nuk shkova. Dua t’i dërgoj një mesazh mjekut.”
Aguero diskutoi gjithashtu shanset e Argjentinës në Kupën e Botës 2022, e cila do të zhvillohet në Katar në nëntor dhe dhjetor.
“Duhet të shikoni ndeshjet dhe shortin, gjë që është thelbësore, por Argjentina është gjithmonë kandidate për të luftuar për Kupën e Botës”, shtoi ai.
“Në ndeshjet e para, skuadra do të fillojë të fitojë besim. Nëse është Gjermania, ne ende duhet të kualifikohemi dhe, nga ana tjetër, atëherë do të përplasemi me njëri-tjetrin në fazat e fundit. Ndeshja e parë është më e keqja, më e vështira”./ h.ll/albeu.com