Aguero drejt largimit? Guardiola: Ai është një legjendë e klubit, nuk është vendosur e ardhmja

Trajneri i Manchester City-t, Pep Gaurdiola ka folur për të ardhmen e sulmuesit, Sergio Aguero ku ka konfirmuar se deri më tani nuk është vendosur asgjë sa i përket të ardhmes së tij.

Argjentinasi këtë sezon ka hasur vështirësi për shkak të dëmtimeve.

City nuk ka biseduar me lojtarin për t’ia rinovuar kontratën, derisa Barcelona thuhet se është duke monitoruar situatën që ta sjellë në “Camp Nou” gjatë verës.

Sidoqoftë, Guardiola tha se Aguero është legjendë e klubit dhe e ardhmja e tij ende s’është vendosur.

“Sergio është legjendë këtu. Është person i dashur dhe çfarë ka bërë është e pabesueshme dhe do vendosim çfarë është më mirë për dy palët”, tha ai.

Aguero shihet si opsion te Barcelona për ta bindur Lionel Messin të rinovojë kontratën. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2021 10:22