Po juve ju ka ndodhur? Stresi kap babin “mat” duke e ndjekur në Instagram (FOTO LAJM)

Stresi ndan shpesh në Instagram biseda që bën me nënën e tij në rrjete sociale. Kemi parë që ajo i  shkruan gjatë gjithë kohës reperit që të bëj kujdes për vete dhe shpesh e këshillon të kujdeset. Ndërsa me babanë nuk e kemi parë të bëj të njëjtën gjë, pavarësisht se edhe me të Stresi ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që i ati nuk e ndjek reperin se ç’bën e ç’shkruan në rrjete sociale. Madje babai i Stresit ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për ta ndjekur në heshtje të birin e që ai të mos e kuptonte. Por “loja” nuk i ka zgjatur shumë, sepse Stresi e ka kuptuar dhe e ka zënë “mat” babain duke e ndjekur fshehurazi në Instagram.

“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, shihet se i ka shkruar reperi të atit në mesazh.

Ndërsa i ati e ka pohuar se është ai që e ndjek fshehurazi, sepse do të shikojë se çfarë publikon reperi.

“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, ka shkruar Stresi përkrah fotos së bisedës me të atin.

Shtuar 16.03.2021 10:03