Agjenti i Edin Dzekos zbulon të ardhmen e sulmuesit, “bye” Evropë

Edin Dzeko është pranë largimit nga AS Roma, ku thuhet se La Galaxy kërkon shërbimet e tij.

Sipas raportimeve nga Bosnja, sulmuesi i Romës pritet të largohet nga Roma, e madje gruaja dhe vajza e tij kanë gjetur një shkollë të re në Amerikë.

Kontrata e boshnjakut me Romën përfundon më 2022 dhe me ardhjen e Jose Mourinhos, akoma nuk dihet se cili lojtar ka të ardhme të sigurt në klubin italian.

Përfaqësuesi i Romës, agjenti Admir Husaric, ka konfirmuar se lojtari mund të largohet drejt Amerikës pasi të përfundojë sezoni.

“Kam dëgjuar se ai mund të bashkohet me LA Galaxy, mirëpo nuk mund të shfaq detaje të tjera pasi nuk ka përfunduar një marrëveshje akoma”, ka thënë ai për Sport.ba.

Problemet mes trajnerit Pauolo Fonsecan dhe boshnjakut kanë qenë të mëdha këtë sezon.


Shtuar 19.05.2021 18:37

Tags: ,