Adriano duket se po frekuenton dy gra njëkohësisht. Lajmi është dhënë nga gazeta Extra.
Pernadori duket se është i përfshirë në një trekëndësh dashurie që po e çon përpara prej disa kohësh.
Lajmi ka filluar të qarkullojë në orët e fundit dhe po bën xhiron e internetit.







Sipas shtypit brazilian, Adriano po takohet njëkohësisht me dy ish-të dashurat e tij.
Ish-ylli i Inter-it, sipas Extra, ka një lidhje me Micaela Mesquita, ish-e dashura e tij në 2015-ën, dhe me modelen Victoria Moreira, që është bërë pjesë e jetës së tij nga 2019-ta.
Sipas burimeve braziliane, Adriano po e çon përpara këtë prej rreth 3 muajsh.