Adrenalinë dhe emocione, Man City shpallet kampion i Premier League (VIDEO)

Manchester City ka bërë përmbysje spektakolare në Premier League duke triumfuar 3-2 me përmbysje ndaj Aston Villas.

Ndonëse ishte duke pësuar 2:0 deri në minutën e 76-të, Man City shënoi tri gola për pesë minuta për ta fituar titullin.

Ilkay Gundogan udhëhoqi City drejt përmbysjes së madhe. Ai shënoi golin e parë në minutën e 76-të. Rodri barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 78-të, ndërsa për 3:2 shënoi sërish Gundogan në minutën e 81-të.

Matty Cash kaloi në epërsi Aston Villan në minutën e 37-të, ndërsa për 2:0 shënoi Coutinho në minutën e 69-të.

Man City e mbyll sezonin me 92 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli.  Tani skuadra e Guardiolës  ka shtatë tituj të Premier League.

Ndërkohë, Liverpool fitoi 3-1 ndaj Wolves por që nuk vleu për titullin. /albeu.com/