Vranësira dhe kthjellime, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Java do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat në zonat malore e kodrinore do të marrin karakter të dendur. Në këto zona gjatë mesditës e pasdites së ditës së hënë prashikohen reshje shiu e shtrëngata. Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit me shkarkesa elektrike.
E kundërta do të ndodhë ditën e martë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët.
Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.
Temperaturat do të pësojnë rritjet si më poshtë duke i bërë keto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të verteta.
Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë./SHMU

Shtuar 22.05.2022 19:09