Abraham sërish “hero”, Roma mposht minimalisht Atalantën (VIDEO)

Roma dhe Atalanta janë përballur ditën e sotme në “Olimpico” në kuadër të Serie A.

Ekipi i Mourinhos ka arritur të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme falë një goli të Abraham në pjesën e parë.

Anglezi bën sërish “heroin” për ekipin e tij pasi goli në minutën e 32 do të rezultonte vendimtar për të siguruar këtë fitore.

Atalanta tenton më shumë gjatë pjesës së dytë, por nuk ia del për të marrë të paktë një pikë.

Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Kumbulla për  Romën që bëri një paraqitje të mirë duke u ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.

Ndërsa në krahun tjetër Djimsiti u aktivizua gjatë pjesës së dytë./albeu.com


Shtuar 5.03.2022 20:04