A është vërtetë i interesuar Milani për Lukakun? Flet avokati i lojtarit

Ditën e sotme u përfol shumë për një kalim të Romelu Lukakut te Milani, duke bërë kështu që belgu të qëndronte në Milano, por të ndërronte skuadër.

Gazetari i njohur, Fabricio Romano intervistoi avokatin e bomberit, Sebastien Ledure, me këtë të fundit që bëri të ditur se nuk ka bisedime në horizont me kuqezinjtë.

Të lidhura

None found

Nuk ka bisedime me AC Milan. Romelu dëshiron të qëndrojë në Evropë, e konfirmoi këtë duke mos iu bashkuar klubeve arabe tani. Pozicioni i Chelsea? Klubet e interesuara duhet të paraqesin një ofertë të mirë. Interi e ka topin në fushën e vet” – tha ai.

Kujtojmë që kartoni i Lukakut zotërohet nga Chelsea dhe këtë edicion, lojtari luajti i huazuar te Interi.


Shtuar 22.06.2023 22:51