Vetëm dy vite më parë marshimi i tij drejt Juventusit u mbyll përmes atij shkëmbimi me Miralem Pjanic gjithashtu si protagonist.
Arthur Melo u largua nga Barcelona ku shumë e panë atë si trashëgimtar të vetë Xavi Hernandez.
Në këtë rast, siç pohon gazeta Sport, ai shfaqet në skenë në ambientet e klubit të Barçës, ku rikthimi i tij nuk do të shihej me sy të keq. Në këtë mënyrë, skuadra e Barcelonës tashmë e sheh si mundësi rikthimin e këtij lojtari, që do të ishte një rikthim mjaft i çuditshëm. /albeu.com/