A do shtyhet ndeshja e Realit? Ky është vendimi

Spanja po përjeton një valë tjetër të infektimeve me COVID-19 dhe sporti nuk i fshihet dot kësaj vale, ku njëri nga klubet më të prekura është Real Madrid.

Numri i lojtarëve dhe trajnerëve të infektuar po rritet, me gjashtë lojtarë si dhe Davide Ancelotti që rezultuan pozitivë te Los Blancos.

Megjithatë, sipas “Diario AS”, La Liga ka siguruar që ndeshja e tyre kundër Cadiz këtë fundjavë që vjen nuk do të shtyhet dhe ky është vendimi momental.

Kjo sepse për sa kohë që një klub mund të nxjerrë shtatë lojtarë të ekipit të parë për çdo lojë të caktuar, loja e thënë duhet të vazhdojë.

Pjesa tjetër e skuadrës së ditës së ndeshjes do të duhej të përbëhej me lojtarë nga ekipet B ose ekipet e të rinjve.

Për fat të Real Madridit, vetëm një titullar, Luka Modric, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në këtë valë të fundit. Pjesa tjetër e të përfshirëve do të konsideroheshin lojtarë të skuadrës.

Cadiz gjithashtu nuk është kundërshtari më i fortë. Ata janë në vendin e 18-të në La Liga, me 29 pikë prapa liderëve të ligës, Real Madridit, pas 17 ndeshjeve. /h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 13:04