Ramadani në radarët e Interit, përgatitet oferta prej 10 milionë eurosh

Interi e ka nisur sezonin me këmbë të mbarë, si në Europë ashtu edhe në Serinë A. Skuadra e Inzagit në fakt po arrin rezultate të shkëlqyera, aq sa është më  favoriti për të fituar titullin.

Në fakt, gjatë verës dyshja e përbërë nga Bepe Marota dhe Piero Auzilio larguan disa fytyra të rëndësishme si Onana, Lukaku, Brozoviç dhe Shkriniar, duke u lënë vend elementëve më pak të zellshëm nga ana mediatike, por që po japin rezultat.

Një prej tyre së fundmi është edhe Ylber Ramadani, i cili është një ndër surprizat e Leçes këtë sezon dhe gati për t’u afruar te zikaltrit. Mesfushori ishte një tjetër intuitë e drejtorit Korvino të Leçes që e bleu për 1.2 milionë nga Aberdini. Ndaj puna e Auzilios ka çuar për një interesim për mesfushorin e Kombëtares, gjë që e ka konfirmuar vetë ai në një prononcim për “Analizë kuqezi”, ku pohon se menaxheri i tij është takuar me drejtorin e Interit në Tiranë gjatë ndeshjeve të Kombëtares.

Ndërkohë, sipas “ilromanista.it”, Auzilio po tenton një marrëveshje me kosto të ulët dhe po përgatitet për një ofertë drejt Leçes, që me paraqitjet e fundit të Ramadanit, vlera është rritur, por me më pak se 10 milionë euro klubi milanez do të mund të sigurojë kontratën e tij.


Shtuar 7.11.2023 15:53