40-vjeçari Ibrahimovic stërvitet me stilin Rambo (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht 40 viteve të tij, stërvitet me ushtrime të nivelit “Rambo” që sportistët vështirë se mund ta përballojnë.

Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet nga një dëmtim i tendinit të Akilit dhe po punon fort për t’u rikthyer në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

Ylli 40-vjeçar suedez ka ngarkuar në llogarinë e tij personale në rrjetet sociale një nga ushtrimet mbresëlënëse që bën në palestër, në të cilin varet kokëposhtë dhe ndërsa ngjitet mbush dy gota ujë nga një kovë. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)


Shtuar 14.02.2022 22:24