2 gola për tre minuta, Gjimshiti “çmend” Bergamon (VIDEO)

Berat Gjimshiti ka shënuar dy golat e parë sezonalë me Atalantën. Skuadra italiane po luan në Bergamo përballë Olympiacos, sfida e parë e raundit të 1/16-ve në Europa League.

Ekipi nga Pireu mbyllën pjesën e parë në avantazh, por zikaltrit e Gasperinit kanë përmbysur rezultatin me dy gola të njëpasnjëshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Gjimshiti gjeti golin e parë falë një realizimi të bukur me kokë në minutën e 61-të, ndërsa dy minuta më parë ndëshkoi përsëri grekët me një diagonaleje të saktë me të djathtën.



Shtuar 17.02.2022 22:41