Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të konfliktit të ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026 në Tepelenë, ku tre persona mbetën të dëmtuar me sende të forta.
Pas veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt.
Bëhet fjalë për shtetasit R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç.
Të lidhura
None found
Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë përplasjes, njëri prej personave të shpallur në kërkim ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet dhe punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.
