Të premten kundër Leçes, Ardian Ismajli luajti ndeshjen e tij të 100-të në Serie A!
Mbrojtësi shqiptar debutoi në elitën e futbollit italian më 1 nëntor të vitit 2020 në ndeshjen Spezia-Juventus me fanellën e skuadrës nga Liguria.
28 vjeçari koleksionon deri më tani 87 paraqitje me Empolin dhe 13 me Spezian në Serinë A.
Ismaljli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm të skuadrës së Empolit dhe një nga kolonat e mbrojtjes së kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi ka zhvilluar 42 ndeshje me Shqipërinë dhe ka shënuar 3 gola.