Prej më shumë se një viti nuk ka asnjë informacion mbi zhdukjen e “Mbretit të Basteve”, Ervis Martinaj, i cili për herë të fundit ëhsftë parë në një hotel në Durrës, në 9 gusht të vitit 2022.
Eksperti i nohur Fatjon Softa, ndërsa ka folur mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, dhe duke paralelizuar me “metodat” e mafias ai komentoi, se trupat në historinë e tyre betonoheshin në shtylla betoni, shtroheshin poshtë autostradave, etj.
“Mafia i ka pasur në karakter. Për të zhdukur trupat ato i betononin në koloba betoni ose i vendosnin poshtë autostradave. E gjitha kjo bëhej që të vendosej nderi në vend”, tha Fatjon Softa eksperti i sigurisë për “Shqipëria Live”.
Mbi zhdukjen e Ervis Martinajt nuk ka asnjë informacion, ndërsa SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dalë ende me një hetim përfundimtar mbi rastin.