Zbulohet sera me kanabis në Bulqizë, policia nuk gjen pronarin, procedohen kryeplaku dhe roja mjedisit

Një serë më kanabis është zbuluar në Bulqizë ndësa janë proceduar dy persona. Mësohet se në vendin në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, forcat policore kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.

Për rrjedhojë janë proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë dhe specialisti-roje i mjedisit. Ndërkohë që vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të territorit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë dhe specialisti-roje i mjedisit.

Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuar canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.

N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.