“Zbërthehet” Beniada e Big Brother: Nuk i preferoj meshkujt shqiptarë, më mirë një tajlandez ose argjentinas

Modelja Beniada Nishani, e njohur më parë në Itali dhe tanimë në programin televiziv Big Brother VIP, ka përshkruar si e do mashkullin që ëndërron të ketë në krahë.

Ajo theksoi se me meshkujt shqiptar do e kishte vështirë të krijonte një lidhje pasi kultura e saj me të tyren nuk përputhet.

“Ndoshta as italian, as shqiptar. Ndoshta njoh një tajlandez ose argjentinas. Me thënë të drejtën kjo gjë s’ka pasur asnjëherë rëndësi. Të gënjej nëse them shqiptar. Nuk kam jetuar këtu, kur kam njohur shokë shqiptar, shoqe, kam parë që kultura ime me të tyren nuk përputhet”, tregoi Beniada./albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 20:41