Pas një periudhe kohe kur fluturimet në Aeroportin e Kukësit ishin të “ngrira”, ditën e sotme kryeministri Rama ka bërë me dije se kompania WizzAir ka ulur avionët e saj të parë, me 4 destinacionet e para që do të jenë, Austria, Gjermania dhe Zvicra.
Pas disa testimeve avioni ka zbritur pasagjerët e parë. Rama ka bërë të ditur po ashtu se destinacionet e para fillimisht do të jenë nga dy herë në javë.
“Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, shkruan Rama. /albeu.com