Vrau dy vëllezërit Hasho 23 vite më parë, arrestohet vlonjati

Policia ka vënë në pranga një shtetas në kërkim për një vrasje të dyfishte rreth 23 vite më parë.

Gerti Selimaj, 47 vjeç, i shpallur në kërkimnjë muaj më parë, për vrasjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, është vënë sot në pranga.

Selimaj akuzohet se ka kryer vrasjen e dyfishtë në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë në vitin 1998.

Në vitin 2015, rezulton se Selimaj ka plagosur edhe një tjetër shqiptar. Këtë herë, krimin e ka kryer në Itali. /albeu.com/

Shtuar 12.03.2021 05:03