Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria Elbasan kërkon arrest në burg për Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar

Prokuroria e Elbasanit mësohet se ka kërkuar masën e arrestit në burg për Sokol Mjacajn dhe për 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar, pas ngjarjes së rënë më 15 drejtor, ku Mjacaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij të burgosurin, Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Bëhet me dije se sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurisë.


Shtuar 17.12.2023 17:01