Tre adoleshentë janë arrestuar në kryeqytet, pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje.
Adoleshentët e moshave 15, 16 dhe 17 vjeç kanë vjedhur një çantë në një automjet, në rrugën “Vangjel Furxhi”.
Policia ka zbardhur ngjarjen duke identifikuar tre autorët, të cilët u arrestua.
“Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të mitur të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një çantë në një automjet, në rrugën “Vangjel Furxhi”, njofton policia.