Vidhte biçikletat në zonat e ndryshme në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar që vidhte biçikleta në zona të ndryshme në kryeqytet u arrestua nga forcat e komisariatit nr 6 të Policisë së Tiranës.

Sipas një njoftimi zyrtar, Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Mountain bike”.
Policia bëri të ditur se ka dokumentuar me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar, si dhe ka sekuestruar veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur.


Shtuar 21.07.2024 10:41