VIDEO/ Aksidenti me 2 viktima në Kurbin, momenti kur traktori bie në kanal dhe zë poshtë shoferin e punëtorin e tij 21-vjeçar

Lezhë– Një aksident i rëndë ndodhi më 10 prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Një zetor me të cilin po udhëtonin dy persona u përmbys dhe ra në kanal. Si pasojë Ismajl Ismaili drejtues i mjetit bujqësor 60-vjeç banues në Fushe-Kuqe dhe Gjin Muhaj 21-vjeç banues në Mirditë humbën jetën.

Albeu.com siguroi videon e aksidentit të rëndë me dy viktima.

Në video shihet qartë momenti kur traktori del nga rrugica ku kishte shtëpinë 60 vjeçari dhe merr për në të majtë, në rrugën kryesore. Nuk dihet çfarë ka ndodhur por duket se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi traktori del nga rruga rrokulliset dhe bie në kanal në afërsi të urës së këmbësorëve.

Shoferi dhe pasagjeri gjetën vdekjen e menjëhershme, pasi u zunë poshte nga zetori i cili u përmbys në kanalin me ujë.

Kane qenë banor të zonës të cilët tentuan t’i japin ndihmën e parë dy personave, por ata u gjeten në kanal pa shenja jete. Banorët thanë se Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç po shkonte të punonte tokën kur ka ndodhur aksidenti dhe 21 vjeçarin e kishte punësuar si punëtor./albeu.com


Shtuar 1.05.2024 18:55