Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u paraqitur sot në GJKKO, ndërkohë që akuzohet për shpërdorim detyre.
Pasi doli nga ambientet e gjykatës, ai u përball me një seri pyetjesh nga gazetarët. “A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore?”, këto ishin pyetjet e gazetarëve për Dakon, të cilat nuk morën përgjigjen e tij.
Dako nuk preferoi të jepte komente për gazetarët, ndërsa u largua, i shoqëruar nga forcat e policisë, pasi ndodhet në arrest shtëpie.
Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.