Giray Karagoz ka një dashuri të veçantë për Shqipërinë. Turku ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe jeton prej më shumë se një viti në Tiranë. Ajo që e lidh më shumë me këtë vend është dhe dashuria. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se është dashuruar me një vajzë nga Kruja.
I pyetur nga gazetarët për vendimin për të studiuar gjuhën shqipe, ai tregoi se gjithmonë ka dashur të jetonte në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni ku flitet shqip.
“Familja ime nga të dyja anët janë shpërngulur nga Maqedonia. Në kohën e Perandorisë Osmane ikëm në Maqedoni dhe në 1957 jemi kthyer në Turqi.
Pastaj e dua Ballkanin, kam vizituar disa vende në rajon, si Kosovë, Mal të zi dhe Maqedoni. Unë jetoj këtu prej më shumë se një viti dhe jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri. Kam studiuar në Turqi gjuhë dhe letërsi shqipe.“, tha ai se në fillim erdhi në vizitor por më pas u dashurua me këtë vend.