U përplas me eskortën e Berishës, vihet nën hetim 24-vjeçari nga Prishtina

Policia ka vënë nën hetim 24-vjeçarin nga Prishtina, i cili u përfshi në aksident me eskortën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Albin Menitoviç 24 vjec nga Prishtina, ka goditur mjetin me drejtues shtetasin Sali Lazri, 28 vjeç nga Tirana, e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së Berishës.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të  deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “./albeu.com

 


Shtuar 27.11.2021 10:01