Makina në shpejtësi goditi mjetin e eskortës së Sali Berishës, reagon Policia e Shtetit (FOTO LAJM)

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot Mamurras ku është përfshirë në një aksident eskorta e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Policia bën me dije se:”Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B…”

Si pasojë e aksidentit kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas, banues në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/