Rei Manajt i garantohen minutat nga Koeman pas tripletës në miqësore (FOTO LAJM)

Barcelona B do të luajë ndeshjen e parë miqësore kundër FC L’escala.

Te katalanasit e vegjël kërkojnë që të shohin gjendjen e ekipit para nisjes së kampionatit. Por ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë nuk do të përfshihet më Rei Manaj.

Në listën e dalë për ndeshjen e sotme për Barcelonën B vihet re mungesa e sulmuesit shqiptar.

Ky i fundit po vazhdon që të stërvitet me ekipin e parë të katalanasve para ndeshjes së nesërme që do të luhet ndaj Gironas.

Sipas mediave në Spanjë do të ketë sërish minuta nga ana e Koeman për futbollistin e Shqipërisë që realizoi tripletë në përballjen e fundit.

Qëllimi kryesor është rritja e vlerës dhe shitja për Manajn, por mbetet të shihet nëse mund të ndodh mrekullia me sulmuesin shqiptar që t’i imponohet me shifra teknikut të Barcelonës.


Shtuar 23.07.2021 20:32