Pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të vitit 2023 në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qani Xhafa nuk i ka mbyllur ende punët me drejtësinë.
Burime për Gazetarin e OraNews Edison Vatnikaj bëjne me dije se gjykata e Elbasanit shpalli moskompetence lëndore për dosjen e tij duke ia deleguar Gjykatës së posacme.
Kjo strukturë do të shqyrtojë faktet e mbledhura nga prokuroria e Elbasanit për deputetin e PD-së ku ndaj tij janë ngritur akuza e drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Për ta shqyrtuar këto rrethana është caktuar gjyqtari i posacëm Erjon Cela.
Sipas gazetarit Vatnikaj në kohën e ndodhjes së aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.
Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut në ulësen e parlamentit dhe tashmë cështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO. / Ora News