“Troç e qartë, ne na duhen ato para”, Braçe për fondet e BE: Në këtë proces është e rëndësishme transparenca

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë  fjalën në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet pikërisht për fondet e Bashkimit Europian.

Braçe u shpreh se Shqipëria sot ka marrëdhëniet më të mira ndonjëherë me BE dhe kjo për meritë të shoqërisë, qeverisë dhe opozitës.

Ai shtoi po ashtu se proceset për fondet e BE duhet të jenë transparente.

Brace:

Unë mendoj se ia vlen të thuhet se Shqipëria ka nivelin më të lartë të marrëdhënieve me BE. Stadi i sotëm i këtyre marrëdhënieve është meritë e shoqërisë shqiptare, por edhe e qeverisë dhe opozitës aq sa ka qenë pjesë.

Patjetër ne duhet ta meritojmë këtë stad, gjithcka që buron prej tij, jo aq nga strukturat që ngrihen e shkrihen, se sa nga vizioni dhe efektiviteti i programeve, e padiskutim edhe i buxheteve që na lidhin me BE.

Troc e qartë në na duhen ato para. Dua të pohoj që transparenca ne këtë process është e rendësishme dhe me thën të drejtë në këtë parlament për këtë çështje kjo gjë nuk ka munguar./albeu.com

 


Shtuar 15.09.2022 12:07