Tragjedi! Nëna e 4 fëmijëve gjendet e varur në kasollen e bagëtive

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, rreth orës 16:00 në fshatin Kukur, të Gramshit ku mësohet se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët, në kasollen e bagëtive.

Mësohet se viktima është identifikuar si 36-vjeçarja Fatme Senko, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apelon për ndihmë. Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare. Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Nr. i telefonit te kryefamiljarit: 0686404680


Shtuar 12.03.2021 20:17