Një 23-vjeçare shqiptare nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjikë në Nju Jork, SHBA.
Viktima, Adriana Sylmetaj, u përplas për vdekje nga një makinë, që drejtohej gjithashtu nga një person me origjinë shqiptare.
Mësohet se shoferi i mjetit është Beqir Sina, 30 vjeç, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.
Sipas burimeve policore, shqiptari ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
E reja shqiptare ndërroi jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.
Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës./Albeu.com/