Topalli “çmallet” me Berishën, Kokalari rikthehet te Rithemelimi (FOTO LAJM)

Në Kuvendin e organizuar nga Sali Berisha janë rikthyer edhe ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të ish-kryeministrit, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.

Përmes disa fotove të veçanta në nisje të Kuvendit vihen re momente pikante. Në disa prej fotove shihen përqafime mes ish-kryeministrit dhe ish-kryetares së parlamentit, dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë.

Edhe Evi Kokalari i është bashkuar Kuvendit të sotëm Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve dhe qëndron në rresht të parë, e ulur në krah të zonjës Lirie Berisha.

Pasi Berisha mbylli turin e “Foltoreve’” Kokalari tha se do të bënte një “pushim” dhe u rikthye në Amerikë.

Por ndërroi mendje shumë shpejt dhe na janar të 2022 deklaroi se do t’i kthehej jetës në Amerikë kur opozita të kishte një kryerat të ri dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore.

Komisioni i Rithemelimit mblodhi sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, dhe të pranishëm janë 1425 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike./albeu.com