Temperaturat do të arrijnë 25 gradë, ja kur ndërpriten reshjet në vend

Sistemi frontal i cili ka përfshirë vendin do të përfundojë gradualisht pasdite e në mbrëmje. Më tej vendi do të jetë në influencë të masave ajrore të qendrueshme. Këto masa do të jenë të pranishme gjatë javës së ardhshme duke sjellë mot me diell dhe ditë të vërteta pranverore me mëngjese e mbrëmje të freskëta.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja e lehtë e gjatë ditës së hënë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, e hëna dhe e marta pritet të jenë më të frskëta, ndërsa të enjten dhe të premten temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë./SHMU

 

 


Shtuar 10.04.2022 12:58